Dissinovate - Blog

Aplikacioni Buxheti i Hapur

Buxheti i hapur është një aplikacion që bën vizualizimin e zërave të buxhetit të Republikës së Shqiperisë ndër vite, për të bërë më të qartë grafikisht ecurinë e tij gjatë viteve, si dhe shpërndarjen sipas funksioneve. Të dhënat janë marrë nga faqja e Ministrisë së Financave. Në kohën e ndërtimit të aplikacionit, në këtë faqe gjendeshin vetëm të dhënat nga viti 2011 e në vazhdim, por sot mund te gjesh të dhëna që prej vitit 2003 (urime administratës për transparencën, megjithëse mire do ishte sikur edhe ato t'i hidhnin në një format më të përdorshëm, dhe jo si .docx), çka e bën më interesant aplikacionin pasi mundëson krahasimin e shifrave në një periudhë më të gjatë kohore, dhe mund te kuptojme më qartë se si ka ecur buxheti gjate gjithë kësaj kohe.

Aplikacioni është ndërtuar me gjuhën e programimit Processing dhe përshtatur për web me librarinë Processing.js. Hostuar në një platformë Wordpress (falenderojmë Tablo-në për bashkëpunimin), të dhënat të hedhura në databazën e faqes merren me PHP/MySQL. Për aplikacionin kanë punuar Bruna Rizvanolli, Jona Rizvanolli, dhe unë. Versionin aktual te kodit mund ta gjeni këtu.

Gjithsesi, këtë projekt nuk dua ta lë me kaq. Ka shume gjëra që mund të përmirësohen, ne kodin e shkruar, komunikimin me databazën, apo dhe vete gjuhën me të cilën është ndertuar. Processing tashmë ka një version te vetin për web (p5.js), një librari javascript shkrimi me të cilën e bën aplikacionin me praktik për tu shkruar, më të shpejtë në performancë, si dhe ndertimin e një ndërfaqeje që bazohet në elementët standardë të web-it më te thjeshë.

Një tjetër mundësi do ishte rishkrimi me d3.js, një librari javascript e ndertuar posaçërisht për vizualizime. Processing eshte shumë ok, por qëllimi i saj parësor janë grafikat interaktive në përgjithësi, nderkohë që me d3 leximi i të dhënave dhe vizualizimi i tyre do ishte më i thjeshtë.

Pra projekti është i hapur për zhvillim të mëtejshëm. Kushdo që është i interesuar mund të aksesojë kodin në github, të krijojë kopje të tij, ta modifikojë dhe ta ripublikojë, për sa kohë i referohet autorit, sipas termave të liçences. Gjithashtu, mund te me kontaktoni mua personalisht, nëse jeni të interesuar për të bashkëpunuar. Për zhvillime të mëtejshme ndiqni blogpostet me kategorinë "buxheti i hapur".

Buxheti i hapur, screenshot