Dissinovate - Blog
Aplikacion interaktiv për llogaritjen e mandateve parlamentare në bazë të votave
Në vazhdim të postimit të mëparshëm rreth shpërndarjes së mundshme të mandateve ne zgjedhjet e 2017 bazuar në votat e 2013 ndërtova një ndërfaqe interaktive nëpërmjet të cilës mund të llogaritet shpërndarja e re e mandateve duke u hequr dhe shtuar vota secilës parti. Ndërfaqja tregon diferencën nga votat e marra në 2013, dhe përditëson numrin e mandateve për qark dhe atë total pas çdo ndryshimi votash. Formula llogaritëse është e njejta si në postimin e parë, por me një artificë të shtuar për qarkun e Tiranës, ku për shkak të numrit të madh të mandateve formula D’Hondt të jep mandat edhe pa kaluar pragun e 3%. Prandaj shtova një kufi prej 14000 votash, që është 3% i një totali hipotetik prej 466667 votash, pak më shumë se votat totale të 2013 në Tiranë që ishin 457668, duke marrë parasysh se me rritjen e popullsisë ka gjasa që të rritet dhe numri i votuesve (sigurisht, në mungesë të një bojkoti masiv, që gjithmonë trumpetohet por asnjëherë nuk del pertej parashikimeve; shqiptarët déjà votojnë vetëm 50%).
Nga ana teknike, aplikacioni është ndërtuar me angularjs, që e bën lidhjen e dyanshme të të dhënave me vlerat e elementeve html dhe përditësimin e tyre veçanërisht të thjeshtë. Kodi që gjeneron ndërfaqet për çdo qytet është:
{{ city }}
{{parti}}:
{{ vota.mandate }} mandate
Shto parti
Pas çdo ndryshimi vlerash rillogariten mandatet për atë qytet dhe nderfaqja përditësohet automatikisht.
Aplikacioni mund të aksesohet në këtë lidhje ose duke klikuar në imazhin më poshtë. Hape, luaj, dhe ndjehu si në shtabin qendror të një partie :p
llogaritës mandatesh